Mesa duket hiti i kësaj vere nga Noizy po kalon kufijtë!
Ai është një nga reperët më të mirë shqiptarë, fama mesa duket ka kaluar kufinjtë e vendit tonë pasi ai po dëgjohet edhe në shtetet europiane.

Kënga e tij e fundit, “Toto”, që po dëgjohet gjithandej dhe ka arritur mbi 34 milion klikome në Youtube.

Por mesa duket me këtë këngë argëtohet edhe aktorja juaj e preferuar!

Bëhet fjalë për aktoren turke Meryem Uzerli të cilën e njohim si Sulltanesha Hyrem tek seriali “Sulltani i Madhërishëm”.

Aktorja ka realizuar një video nga makina, ku shfaqet bashkë me vajzën e saj duke kërcyer dhe u argëtuar nën ritmet e këngës “Toto”, nga Noizy dhe Raf Camora.