Aktorja e famshme turke, Farah Zeynep Abdullah, ndodhet prej disa ditësh me pushime në jugun e Shqipërisë. E njohur mes të tjerash në për rolin e Suras në serialin “Kurt Sejiti dhe Sura” si dhe të Princeshës Farja në serialin “Sulltanesha Kosem”, aktorja 29-vjeçare ka zgjedhur ujërat e kristalta të detit Jon në vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve të kësaj vere.

Bashkangjitur një fotoje postuar në Instagram, Abdullah shkruan “Unë e dua Shqipërinë”. Në foto shfaqen tre fëmijë që hidhen në det nga një shkallë.

 

View this post on Instagram

 

#leica #ilovealbania

A post shared by Farah Zeynep Abdullah (@fafazey) on