E kemi parë shpesh herë të veshur me kostumin e dhëndrit në teatër dhe filmë duke duartrokitur me emocion punën e tij.

Ndërkohë, sot ka qenë momenti që aktori dhe regjisori Andi Begolli të dalë nga teatri e kinemaja për t’i dhënë realisht fund beqarisë.

Nën një atmosferë të ndërthurur këndshëm mes tradicionales dhe modernes, Begolli nisi të xhirojë filmin më të gjatë të jetës së tij krah arkitektes Stela Nikaj: “Deri sa vdekja të na ndajë!”

Ceremonia u drejtua nga aktori Visian Ukcenaj ku nuk munguan notat e forta të humorit.

Dhe ne s’na ngelet gjë tjetër veçse t’i urojmë çiftit: Trashëgime, përjetësisht bashkë!