Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Librazhd. Media raportuan se në aksident është përfshirë makina e ambasadës ruse në Tiranë.

Automjeti i ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murashit”, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë.