Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është përfshirë në një situatë që i ka rrezikuar jetën. Ajo ka treguar se ka pësuar një aksident me makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar gjallë.

Këngëtarja ka bërë disa postime në ‘Instastory’ ku ka treguar se tani e vlerëson akoma dhe më shumë jetën e saj.

“Sot pësova një aksident me makinë. Të gjithë janë mirë. Më kujtoi sa e çmuar është jeta. Do të jem më e mirë me veten dhe të tjerët. Meqë ra fjala, ju dua!”, ka shkruar Bebe në ‘Instagram’.

Bebe nuk ka treguar detaje të tjera për ngjarjen. Ajo do të jetë pjesë e turit të grupit Jonas Brothers, që do të nisë në gusht dhe do përfundojë në tetor.