Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka urdhëruar kompanitë që ofrojnë shërbim interneti në Shqipëri të mbyllin 476 website që ofrojnë lojëra fati on-line.

Por, numri i lartë i kompanive që operon në mbarë botën e bën të pamundur mbylljen e aksesit përfundimtar. Ndërkohë që policia ka proçeduar 2 persona për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit në vend.

Mbyllja e pikave të basteve dhe të kazinove është shoqëruar dhe me verifikimin e faqeve onlinë që ofronin këto shërbime kundrejt pagesave. Në total janë evidentuar 476 website, të cilat aksesohen përmes internetit dhe në Shqipëri. Për këto autoriteti i mbikëqyrjes së lojrave të fatit ka paraqitur pranë AKEP një listë të plotë duke kërkuar bllokimin.

“Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre”.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka urdhëruar kompanitë e shërbimit të internetit të bllokojnë menjëherë adresat e kompanive që ofrojnë lojëra fati dhe baste online.

Megjithatë, bllokimi i të gjithë faqeve do të jetë i vështirë, për shkak se numri i kompanive në mbarë botën është tepër i lartë. Ndërsa aksesi në to mund të realizohet përmes kërkimit në google.

Paralelisht me këtë në Shqipëri ka nisur verifikimi i subjekteve që organizojnë baste dhe lojëra të fatit. Vetëm në 24 orët e fundit janë evidentuar 2 raste, një në Tiranë dhe një tjetër në Klos të Burrelit. Dy të proceduarit janë të moshës 41 dhe 25 vjeç.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here