Më 12 korrik të këtij viti Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vogëlushen e pagëzuar me emrin Ajka, por ende nuk e ka prezantuar me publikun. Ajo dhe humoristi Bes Kallaku kanë vendosur që mos të zbulojnë imazhin e vajzës rreth 5-muajshe, por tashmë të paktën i dëgjuam zërin. Këngtarja po ndiqte mbrëmjen e së mërkurës natën e parë të gjysmëfinales së spektaklit “Kënga Magjike”, ku tregoi mbështetjen e saj për disa nga konkurrentët.

Në një prej videove të postuara në InstaStory, në të cilën shfaqet duke performuar Kejsi Tola, dëgjohet edhe zëri i Ajkës.

Në mes të videos dëgjohen belbëzimet e para të foshnjës, e cila duket se kërkon që vëmendja e Xhensilës te jetë te ajo. Dhe këngëtarja i drejtohet me fjalët e ëmbla: “O jeta ime”, ndërsa më pas nis të qeshë. Kujtojmë se pas një pauze të shkurtër në muzikë ajo u rikthye këtë nëntor me koncertin e saj të parë dhe zgjodhi për këtë një klub nate në Zvicër.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here