Nga Alfred Peza/

Atëherë kur të gjithë e kuptojnë se fusha politike është e zbrazët dhe ku gjithkush mund të vrapojë më në fund, që të kapi diçka në fund të saj, të gjithë bëhen kundër të gjithëve si të ishte “Dita Zero”!

E tillë duket të jetë situate në kampion opozitar, që pas momentit të parë të djegies së mandateve dhe daljes së PD, LSI dhe aleatëve të tyre nga sistemi, duke e lënë krejt bosh fushën e lojës politike në hapësirën demokratike të vendit.

Çfarë po ndodh konkretisht?

Deputetët e rinj që po futen një e nga një në Parlament, janë duke i plotësuar me shpejtësi vendet bosh në sallë, duke e çuar në 100 numrin e të mandatuarve.

Në këtë mënyrë, deputetët e pjesës plotësuese të listave zyrtare të partive të Opozitës së Bashkuar, tashmë duket se janë pozicionuar hapur kundër të gjithë deputetëve të deridjeshëm, të cilët u larguan.

Kryetarët e bashkive të drejtuara nga opozita, dolën kundër të gjithë zërave opozitarë, që u kërkonin që nën shembullin e ish deputetëve, edhe ata të dorëzonin mandatet për të dalë nga sistemi I pushtetit local për ta zbarzur edhe më shumë fushën e lojës politike në vend. Madje, shumica dërrmuese e tyre prej ditësh kanë filluar fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht se lidershipi I opozitës thotë me gojë se nuk do të marin pjesë në këto votime.

Deputetët e rinj të Parlamentit, pjesë e “opozitës së re” përballë PS që ndodhet në sallë, është kundër lidershipit të opozitës zyrtare, në lidhje me reformën e re elektorale. Pika që i ndan të dyja palët e pozicionuara në fushën e opozitës, është nëse do vijohet me të njëjtin sistem zgjedhor në Shqipëri, apo ai duhet ndryshuar. Rudina Hajdari që nuk e dogji mandatin e saj nga PD dhe vijon të jetë në sallë është për ndryshimin e sistemit, ndërsa Lulzim Basha akuzohet nga të gjithë se do gjithçka përveç këtij ndryshimi, të cilin e përdor si “Gozhdën e Nastradinit” për të varur xhaketën e kryetarit në selinë e PD.

Partitë e vogla aleate me PD dhe LSI, janë kundër tyre në lidhje me çështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Agron Duka dhe të tjerët, janë shprehur se nëse Edi Rama e ndryshon, ata ikin nga Basha dhe Kryemadhi dhe futen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Të gjithë kontributorët më të spikatur të PD në 30 vitet e fundit, të përzënët nga Lulzim Basha pasi mori drejtimin e partisë, janë kundër tij pasi e konsiderojnë të pasinqertë qasjen e tij aktuale në lidhje me aksionin e fundit opozitar.

Parti të tjera të vogla, që janë në opozitë me qeverinë, po ende jo pjesë natyurore e opozitës tradicionale shqiptare, si “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës, mendojnë se Lulzim Basha po tregohet I pasinqertë dhe se nuk ka asnjë projekt për të dalë nga kjo situatë ku e ka futur partinë e vet. Sipas tyre, lidershipi kryesor opozitar po gënjen kur thotë se jemi me popullin, sepse sipas tyre, ata janë me Edi Ramën.

Edhe opozitarët e vërtetë e të vendosur kundër Edi Ramës dhe PS, brenda PD dhe LSI, janë kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit dhe pro Sali Berishës dhe Ilir Metës, sit ë vetmit udhëheqës të duhur për ta, për ti shkuar deri në fund me vendosmëri, aksionit të paprecedentë ku e kanë futur opizitën. Sipas tyre, vetëm ata që sjanë “de jure” në krye të partive të tyre, mund të arrijnë “de facto” që ta rrëzojnë Edi Ramën.

Në këto kushte, kur të gjithë janë kundër të gjithëve brenda përbrenda kampit opozitar, kuptohet më mirë se ku qëndron problem I vërtetë I saj. Mungesa e një kuaze të drejtë, bën që të gjitha zhvillimet e tjera që rrjedhin në përpjekje për ta realizuar atë, të duken të gabuara. Këtu fillon dhe mbaron, problem I vërtetë I opozitës sonë sot. Të gjitha të tjerat, janë derivatet e saj.