Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj shprehet se mezhaoranca dhe opozita do të ulen në dialog, herët apo vonë nuk dihet, por që do të ndodhë.

I ftuar në Abc News, Ahemtaj shtoi se Rama nuk ikën se do Basha ndaj dhe ky i fundit duhet ta njohi kryeministrin si legjitim.

“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog. Po t’i kthehmi Bashës me akuza të bazuara në dokumennta, Bashaa nuk duhet të ishte asgjëkund. Nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën.

Duke folur krimi, droga, i bën krim partisë së vet do gjunjëzojë një popull me dhunë, nuk bën vaki, nuk ikën Rama se do Lul Basha. Kryeministri ynë i ka ftuar nuk i ka fyer as njërin as tjetrin, Basha vetëm akuza dh fyerje.

Kryeministri ka bërë debat dhe ironi politike, ama është lutur për dialog dhe lutje të sinqerta madje dhe direkt tha jam gati të dialogoj për të ardhmen e vendit. Në 18 tetor është Këshilli I Ministrave Evropianë do kënaqet, apo do hidhërohet Basha? Të kontribuojë që situata të kthehet në normalitet”- tha Ahmetaj.

Ndërkohë akuzat që Soros ka kapur drejtësinë ish ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka konsideruar një trillim.

Deputeti socialist tha se kjo është tendencë e të djathtëve për të gjetur armiq të jashtëm, kurse PS e ka në genetikë për të gjetur armiq të brendshëm.

“Këto janë janë ca invencione artificiale të grupimeve për të gjetur armiq, edhe në PS ka pasur reminishencë për të gjetur armik të brendshëm, në variantin e së djathës gjejnë armik të jashtëm.

Ne socialistët gjejmë armiq të brendshëm, është në genetikën tonë, kur s’kemi armiq të fortë përballë gjejmë brenda”.

Sipas tij nuk ka asnjë iniciativë të Soros për të kapur drejtësinë, pasi Shqipëria është i vendi vend që monitorohet nga SHBA dhe BE.

“Iinfluenca e Soros është invencion. Po e keni pyetur veten pse Soros do të ndikojë në Shqipëri. E kapin me idenë që të asciohen më idenë e Trump, nuk janë teori konspirative.

Nuk ka asnjë iniciativë të Soros për të kapur drejtësinë. Ne jemi vendi i parë që kemi futur SHBA e BE në monitorim të drejtësisë. Si e kap Soros?”- tha Ahmetaj.