Partia ekstremiste Agimi i Artë mbetet jashtë parlamentit, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Greqi. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se Agimi i Artë nuk ka arritur të kapë minimumin e votave prej 3%, duke bërë që të mos sigurojë asnjë vend në Parlamentin e ri.

Sipas Exit-poll rezultatet në zgjedhje janë: Demokracia e Re 38.5-41.5% SYRIZA 27-30% KINAL 6.5-8% KKE 5-6% MeRA25 3-4% Agimi i Artë 2.8% Zgjidhja Helene 2,8-3,5%