Të gjithë mediat në vend po “ziejnë” nga detajet e refuzimit të vizës për Petrit Vasilin. Kjo u zbulua gjatë një interviste me Monika Kryemadhin në studion e Zërit të Amerikës.

Edhe vetë Vasili ka reaguar me shpejtësi, duke mohuar lajmin dhe duke publikuar edhe foton e vizës së fundit që ka marrë për në SHBA.

Por nga një vëzhgim i thjeshtë i mënyrës sesi është pasqyruar lajmi (kryefjalë e ditës) në median shqiptare, bie në sy fakti se portali Lapsi.al nuk e ka publikuar fare “bombën” e Zërit të Amerikës.

Në fakt media në fjalë është e vetmja që ka qëndruar indiferente ndaj këtij lajmi të rëndësishëm.

Lapsi.al, i menaxhuar nga Andi Bushati dhe Armand Shkullaku deri pak kohë më parë ka qenë një media kritike si ndaj opozitës dhe mazhorancës, por përjashtimi që ka bërë sot me lajmin e bujshëm të VOA-s ndoshta është një shenjë e afrimit të këtij portali me LSI e Monika Kryemadhit.