Nga Alfred Peza/

Konfirmohet ajo që përflitej prej kohësh se ish Nr. 1 i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, pritet që të jetë Dosja Nr. 1 e SPAK.

Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë tha se “SPAK do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla”.

Në këtë mënyrë ai që u cilësua nga SHBA si armiku Nr. 1 publik i Reformës në Drejtësi nga radhët e sistemit të vjetër, pritet të jetë i Gjykuari Nr. 1, i Drejtësisë së Re.