Me versionin e saj të ‘Believe’, hit i Cher në 1998, Adam Lambert ka arritur të prekë këngëtaren, që ishte ulur duke ndjekur spektaklin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë performacës së Kennedy Center Honor, ceremonia amerikane gjatë të cilës vlerësohen ata që kanë dhënë kontributin e tyre në art dhe kulturë.

Mes atyre që kanë marrë çmim ishte edhe Cher. Lambert, i cili ka dalë nga talent show amerikan Idol në 2009, nga 2012 është në radhët e Queen në koncertet e tyre.Në 2019 këngëtari do të shoqërojë Brian May dhe Roger Taylor në Rhapsody Tour, ku janë njoftuar edhe datat e para të Nord America.