Disa njerëz flirtin nëpërmjet rrjeteve shoqërore e konsiderojnë të rrezikshëm për lidhjen, ndërsa të tjerët mendojnë që kjo nuk është asgjë e re dhe se njerëzit gjithmonë janë të gatshëm për këtë lloj flirti – nëse nuk ka pasur marrëdhënie fizike, nuk ka tradhti Ata besojnë që bisedat online nuk do të rrezikojnë lidhjen së paku derisa partneri nuk është i vetëdijshëm për atë që pala tjetër bën.

Shkencëtarët e Universitetit në Indiana (SHBA) e kanë konfirmuar këtë, sepse rezultatet e hulumtimit tregojnë që nuk ekziston lidhja midis bisedave “të nxehta” me gjininë tjetër nëpërmjet internetit dhe përkushtimit ndaj partnerit në lidhje. Kjo formë e marrëdhënieve zbulohet më lehtë se tradhtia klasike, sepse lë gjurmë në rrjete sociale, prandaj është më e lehtë të zbulohet.

Mirëpo, madje edhe vetë vetëdija për atë që kemi bërë diçka që do ta lëndonte partnerin tonë do të ndryshonte mënyrën me të cilën e shohim: do të na duket marrëzi dhe naive, por edhe e lëndueshme. Çfarëdo që të jetë fjala, nuk është ajo mbi të cilën mbështetet lidhja, ato janë adhurime dhe respektim reciprok.

Imponohet përfundimi? Nëse nuk e dini që ajo që bëni a është tradhti apo jo, shtroni pyeteni veten: A do ta shqetësonte kjo partnerin tim? A do të më shqetësonte mua nëse partneri im vepron si unë? Nëse përgjigjja është po, fjala është për tradhti. Dhe nëse vazhdoni kështu, do të tregoni qartë që nuk çani kokën për ndjenjat e saj apo të atij. Mos u mashtroni – drejtpërdrejt apo online, megjithatë do të ketë njëfarë rëndësie.