Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, sapo na bëri me dije që nuk ka asgjë të gabuar të veshësh të njëjtin fustan dy herë. Dukesha u shfaq në galerinë kombëtare të Londrës me një fustan të Alexander McQueen, të cilin ia kemi parë veshur kur mori pjesë në çmimet Bafta dy vite më parë. 37 vjeçarja shkoi në darkën për mbledhjen e fondeve me fustanin e gjatë të dizajnuar me lule të vogla të bardha. I vetmi ndryshim ishte pjesa e sipërme e fustanit, i cili nga shkurti i vitit 2017 kishte një model me supet jashtë, më modern duke iu përshtatur dhe eventit.

Kate dukej mjaft në humor teksa iu bashkua ish- futbollistit të Anglisë David Beckham dhe gruas së tij Victoria dhe modeleve Naomi Campbell, Kate Moss dhe aktivistes Bianca Jagger. Dukesha na provoi se nuk ka asgjë të keqe të vishesh dy herë njësoj dhe se fustanet tanë të preferuar nuk kanë nevojë të rrinë në gardërobë pa u përdorur.