I ftuar në Open, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në Kuvend, ku u tha se u dorëzuan mandatet, por kishte dyshime se kjo gjë në fakt nuk kishte ndodhur.

“Secili ka firmosur dorëheqjen e vet, pothuajse të gjithë kanë dorëzuar mandatin në PD, përveç emrave që kanë dalë në media. Unë nuk isha me Bashën dhe Kryemadhin, por di që sekretari i dorëzoi dosjen Bashës. Të gjitha dyshimet janë me tendencë, dorëheqjet janë dorëzuar të gjitha, edhe nga ata të LSI-së. Ky debat nuk ka shumë sens”, deklaroi Shehaj.