Rrëfimi i këtij mjeku zbulon çdo gjë Puna e tyre është e rëndë. Para shumë vjetësh, kam qenë kujdestar më shumë se 24 orë. Kam bërë operacione urgjente dhe kam pasur shumë e shumë pacientë – fillon tregimin një kirurg në rrjetin social.

– Ishin ato operacione urgjente dhe secila prej pacienteve ishte në rrezik jete. Fatmirësisht, secila nga operacionet ka kaluar me sukses, ndërsa unë vrapoja nga njëra paciente te tjetra, kohën midis vrapimeve e shpenzoja për larje të duarve – thotë mjeku. Mjeku vetes nuk ka mundur t’ia lejojë shkuarjen në tualet, andaj ka vendosur të durojë gjithë kohës derisa i ka bërë operacionet.

– Derisa kam arritur deri te operacioni i katërt, e kam pasur fshikëzën tërësisht të mbushur, ndërsa jam përmbajtur, sepse pacientja ka mundur të rrjedhë gjak në afat prej një minute. Nga fundi i operacionit të katërt, nuk kam mundur më të duroj, andaj me mirësjellje kam lutur infermieren që të më ndihmojë, mirëpo në fund doli që nuk kam mundur të mbështetem në ndihmën e saj – thotë ai.

Ai ka thënë që njeriu mesatarisht në fshikëzën e vet mund të mbajë rreth 300 ml pa problem, në rastin e 500 ml përballet me situata të pakëndshme dhe dhembje, ndërkaq ai në fshikëzën e vet ka pasur një litër! Dy ditë më vonë, e kanë diagnostikuar me infeksion të veshkave për shkak të dhembjeve, të cilat i kam ndier në kërdhokulla, dhe temperaturë të lartë. Aktualisht është në gjendje stabile, mirëpo gjërat e këtilla i shikoj paksa më ndryshe.

– Derisa pacienti është në gjendje stabile, mund të mbuloni prerjen, t’i informoni të gjithë përreth vetes për situatën dhe të vraponi drejt në tualet. Aq e meritoni. Kryerja e nevojave do t’ju marrë një minutë kohë dhe me siguri nuk do t’i shkaktoni kurrfarë dëmtimi pacientit tuaj – ka përfunduar mjeku.