Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli me anë të një postimi në Facebook ka komentuar kthimin e opozitës në Kuvend.

Topalli shkruan se Basha dhe deputet e opozitës janë kthyer në Kuvend për të shpëtuar mandatin e tyre dhe do ikin prapë për tu kthyer pas gjashtë muajve.

“Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet. Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames”, shkruan ndër të tjera ish-nënkryetarja e PD. Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve. Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate . Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli.
A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?”, shkruan Topalli.