Ka ngjallur debat fakti që në Beograd është vendosur për të dytin vit pema e krishtlindjeve që kushton 83 mijë euro. Disa aktivistë ngrejnë pyetjen se përse duhet gjithë ky luks kur 30 % e popullsisë nuk kanë as kanalet e ujrave të zeza në banesat e tyre. Vitin e kaluar dritat qëndruan të ndezura nga shtatori në mars dhe shumë qytetarë e quajtën luks të tepruar

“Shpresoj që fëmijët i gëzohen dritave të Krishtlindjeve por buxheti i Beogradit cungohet shumë. U shpenzuan 83 mijë euro për një pemë plastike, ndërkohë që kemi probleme me kopshtet, rrugët e kryeqytetit dhe çdo gjë tjetër. A është kjo pemë prioriteti i Beogradit për të investuar? “ thotë një aktivist. Ndërkohë zyrtarët e qytetit thonë se dritat ndikojnë pozitivisht në biznes. “Njerëzit i gëzohen atmosferës dhe blejnë gjëra dhe kur ka blerje është e rëndësishme për ekonominë. Qytetarët ndjejnë atmosferën e gëzueshme, i gëzohen çdo gjëje në Beograd. Dritat i bëjnë njerëzit të ndihen më të gëzuar” thotë një zyrtar i Beogradit.

Ai shton se çdo euro e shpenzuar në dritë, përkthehet në 8 euro investim Qytetarët janë dakord që Beogradi të ndriçohet me drita në dhjetor, por jo në shtator e tetor. “Është një shpenzim i madh për Serbinë dhe Beogradin”

Këtë vit zyrtarët nuk kanë thënë sesa do ti mbajnë të ndezura dritat, por thuhet se do të zgjasin./oranews

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here