Një në pesë njerëz ndihen të lodhur dhe të rraskapitur gjatë gjithë kohës. Ritmi i kësaj bote përfshin një punë konstante, stres, tension si dhe pagjumësi. E gjitha kjo ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore. Ne ju zbulojmë disa nga këto shenja që tregojnë se shpirti juaj është tepër i lodhur sipas ‘Bright Side’:

1-Të ndjerit debulesë edhe pas një gjumi të plotë

Kjo ndjesi jua bën të vështirë të zgjoheni në mëngjes edhe pse ju keni fjetur disa orë gjumë.

2-Arratisja nga realiteti

Shpeshherë ndodh që të dalim nga realiteti dhe të ëndërrojmë me sy hapur. Kjo është një shenjë e lodhjes shpirtërore.

3-Indiferenca dhe mungesa e inspirimit

Kjo lodhje ju heq dëshirën për të provuar gjëra të reja dhe jeni indiferent ndaj çdo gjëje që ndodh rreth jush.

4-Ndryshime të shpejta të humorit

Luhatjet e shpeshta të humorit ndodhin shpeshherë, por nëse kjo ndodh rregullisht atëherë është diçka serioze dhe ju nevojitet ndihmë.