1- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

2- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.

3- Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para.

4- Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim.

5- Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet.

6- Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.

7- Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata.

8- Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë.

9- Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme.

10- Mosha na tregon sa fëmijë kemi mbetur.

11- Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë.

12- Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja. 13- Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.

14- Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm.

15- Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin përgjithmonë.

16- Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë nëse ti nuk respekton asgjë.

17- Disa defekte janë të domosdoshme për hir të individualitetit.

18- Karakteri formohet nëpër shtrëngatat e botës.

19- Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndihesh i zoti t’i bësh.

20- Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit.

21- Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër.

22- Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël.

23- Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona.

24- Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë.

25- Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.

26- Dyshimi rritet sa më shumë që të dimë.

27- Mos ëndërro ëndrra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve.

28- Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri.

29- Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë.

30- Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet.

31- Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë.

32- Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni gjërat e mira që i ke në atdhe.

33- Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes.

34- Është i vdekur në këtë botë ai që nuk beson në një botë tjetër.

35- Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet. 36- Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori.

37- Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra. Mos o Zot që ta njoh.

38- Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete.

39- Nëse fillon të mendosh për gjendjen tënde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sëmurë.

40- Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.

41- Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata.

42- Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër.

43- Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre.

44- Asgjë nuk është më e vlefshme se dita e sotme.

45- Pasionet janë vese ose virtyte në kulmet më të mëdha të fuqisë së tyre.

46- Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurt.

47- Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.

48- Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.

49- Ai që zë vendin e parë, rrallë e luan rolin kryesor.

50- Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.