Ish kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka dalë në një prononcim për mediat duke lëshuar akuza në drejtim të ministrit të Brendshëm me arsyetimin se ky i fundit ka ndaluar një numër protestuesish të pafajshëm.

Më shumë habi në deklaratën e numrit dy të LSI është nënvizimi i tij se protesta e djeshme ishte tërësisht paqësore nga ana e protestuesve por Policia ishte ajo që ushtroi dhunë ndaj tyre.

5 efektivë Policie u shtruan në spital ditën e djeshme si pasojë e plagëve të marra nga dhuna e protestuesve.

Ndërkohë që kapsolla, lëndë piroteknike, bojë e gurë u hodhën në drejtim të Policisë.

Pamjet u transmetuan live në çdo television shqiptar, ndaj kjo e bën më të habitshme deklaratën e Vasilit. (Lexo.al)