Miti 1: Vetëm meshkujt mund të mbeten tullacë- Nuk është e vërtetë që vetëm meshkujt mund të mbeten pa flokë. Është shumë e zakonshme edhe për gratë të pësojnë humbje të flokëve. Rreth 40% e grave preken nga rënia e flokëve në një periudhë të jetës. Miti 2: Larja e shpeshtë e flokëve është problemi- Larja e flokëve më shumë se tri herë në javë mund të jetë e tepërt, por duhet të dini që nuk ka të bëjë aspak me rënien e flokëve.

Miti 3: Krehja shkakton rënie flokësh- Krehja e flokëve nuk është shkaku i rënies së tyre. Sigurisht që duhet të keni parasysh të mos ushtroni forcë kur i krihni, si dhe mos t`i krihni në asnjë mënyrë kur flokët janë të lagur.

Miti 4: Lyerja dhe trajtimet e flokëve ndikojnë në rënie- Ç`kuptim ka që ke flokë dhe nuk eksperimenton me to? Nuk ka asgjë të keqe t`i lyesh apo trajtosh flokët. Është e vërtetë që disa prej këtyre trajtimeve kanë efekte anësore rënien e flokëve, por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe t`i lexoni mirë udhëzimet. Miti 5: Nëse rruan kokën, flokët do të dalin më të fortë dhe të shëndetshëm- Mund ta rruani kokën nëse keni dëshirë, por nëse prisni që flokët tuaj të dalin më të fortë dhe të shëndetshëm do të zhgënjeheni.