Libri i Thothit- Eshtë një libër i shenjtë, që sipas besimeve të lashta egjiptiane, jo vetëm ofron dije pa kufi, por legjenda thotë që, cilido që e lexon, mund të sigurojë mënyrën e deshifrimit të sekreteve që sundojnë Tokën, detin, ajrin dhe trupat qiellore. Të dhënat historike na thonë se libri ishte një koleksion tekstesh të lashta egjiptiane, që u shkruajtën nga Thothi – perëndia i lashtë egjiptian i shkrimit dhe dijes. Libri i Thothit shfaqet i fragmentuar në disa papiruse, ku shumica i përkasin shekullit të dytë të periudhës Ptolemaike.

Bibla e Kolbrin- Bibla e Kolbrinit është një tjetër libër i lashtë magjepsës, që besohet të jetë shkruar rreth 3,600 vjet më parë. Ky libër i lashtë quhet si dokumenti i parë judaik / i krishterë i cili shpalos të kuptuarit e evolucionit njerëzor, krijimit dhe projektit inteligjent. Disa studiues pohojnë se ky libër i lashtë u shkrua në të njëjtën kohë me Dhiatën e Vjetër. Autorët e ndryshëm morën pjesë në krijimin e saj dhe Bibla e Kolbrinit përbëhet nga dy pjesë kryesore që përbëjnë një total prej 11 librash të lashtë.

Libri i Enochut- Libri i Enochut është një libër tjetër që shumë autorë kanë vendosur në kategorinë e dyshimtë ose të diskutueshme. Libri i Enochut është një dorëshkrim i lashtë hebre i cili është gjurmuar tek Enochu, stërgjyshi i Noes. Libri i Enochut konsiderohet nga shumë njerëz si një nga shkrimet apokrife më të rëndësishme jo kanonike. Për më tepër, ky libër besohet të ketë ndikuar ndjeshëm besimet e krishtera.

Libri i Gjigandëve- I ashtuquajturi Libri i Gjigandëve besohet të jetë shkruar rreth 2000 vjet më parë. Ai u gjet në Shpellat e Kumranit, ku studiuesit gjetën shkrimet e Detit të Vdekur. Konkretisht, Libri i Gjigandëve flet për krijesat që banonin në planetin tonë në të kaluarën e largët dhe si u shkatërruan. Sipas tekstit të lashtë, Gjigandët – Nefilimët – u bënë të vetëdijshëm se për shkak të mënyrave të tyre të dhunshme, ata përballeshin me një shkatërrim të menjëhershëm. Ata i kërkuan Enochut të fliste në emër të tyre me Perëndinë.

Ars Notoria- Ars Notoria është një nga librat më të diskutueshëm dhe misteriozë të krijuar ndonjëherë. Sipas legjendës, ky libër i lashtë është një përzierje e përmbajtjes mistike, historike dhe sensacionale që premton të mësojë aftësitë mbinjerëzore për ata që ndjekin atë që është shkruar. Ars Notoria i përket çelësit më të vogël të Solomonit. Është një libër anonim mbi demonologjinë. Njëqind e dyzet e katër magjitë e tij u krijuan në mesin e shekullit të 17-të, kryesisht nga materialet e shekujve të mëparshëm. Ars Notoria përmban një sërë lutjesh dhe të shkruara në disa gjuhë, duke përfshirë hebraishten, greqishten dhe latinishten. / Bota.al