Të paktën 46 milionë kartëmonedha të reja 50 dollarëshe, australiane, janë në qarkullim, ndërkohë që te to gjendet tri herë e njëjta fjalë e shkruar gabim, raportuan media locale, përciell ata.

Fjala ”responsibility” (përgjegjësi) është shkruar pa një zanore ”i” (responsibilty), tri herë në secilën kartëmonedhë.

Gabimi u vu në dukje fillimisht pasi një stacion radioje në Melburn, që postoi një foto në rrjetet sociale që i ishte dërguar nga një dëgjues.

Një zëdhënës i Bankës Australiane (RBA) theksoi se autoritetet ishin në dijeni të gabimit dhe thanë se do të korrigjohej në shtypjet e ardhshme, brenda këtij viti.

Rreth 46 milionë kartëmonedha polimere me vlerë 2,3 miliardë dollarë në total (1,6 miliardë dollarë amerikanë) hynë në qarkullim në tetor.

Që prej ridizajnimit në vitin 1995, kartëmonedha 50 dollarëshe australiane tregon në njërën anë shkrimtarin dhe shpikësin David Unaipon dhe nga ana tjetër gruan e parë në parlament, Edith Cowan.

Gabimi gramatikor u dallua në shkrimin e vogël mikroskopik të printuar në njërën anë të kartëmonedhës, ku citohet një pjesë nga një fjalim i Cowan.

”Kartëmonedha 50 dollarëshe është më e përhapura në Australi”, sipas RBA-së./