Love is a Wild thing, thotë Kacey Musgraves dhe për disa përveç kësaj mund të shndërrohet në një luftë të vërtetë. Nëse gjithmonë të duket se po njihesh me personin e gabuar, apo ke idenë se nuk do e gjesh dashurinë, shenja e zodiakut mund të ketë shumë lidhje. Sigurisht që askush nuk është i pafat në dashuri gjithë kohën, të gjithë kanë uljet dhe ngritjet e tyre dhe në momentin kur mendon se dashuria ndodhet shumë larg teje, pikërisht në atë moment mund të njohësh njeriun e jetës.

Gaforrja: Në çështjet e dashurisë, gaforret kanë tendencë të përfshihen aq shumë sa shpesh herë lëndohen, nuk e kontrollojnë dot, është në natyrën e tyre që të emocionohen e preken aq shumë sa vendosin të largohen nga personi që duan ose nuk marrin mundimin të njohin dikë tjetër. Të dalësh me një gaforre për njohje, është jashtëzakonisht bukur, ata kanë shpirt të mirë, por ndjeshmëria e tyre bën që të hezitojnë të vendosin. Nëse një gaforre ndahet,kërkon një kohë shumë të gjatë për të marrë veten. Kështu, kur gjërat nuk i ecin mirë në marrëdhënie një gaforreje, ndihet totalisht i pafat.

Virgjëresha: Në dashuri, virgjëresha është lëmsh i vërtetë. Së pari kur një virgjëreshë dashuron, dashuron aq shumë sa është tepër e vështirë që të bien sërish në dashuri me dikë tjetër. Megjithëse janë mendje hapur dhe optimistë se do gjejnë sërish dashurinë, para kësaj e dinë se do vuajnë shumë. Bricjapi: Sundimi i Saturnit tek bricjapi bën që ata të jenë njerëz seriozë. Ata nuk janë fatkeqë në dashuri, por koha dhe momenti i gabuar i bën ata fatkeqë.

Bricjapi: Ka diçka të çuditshme, takohet me njeriun e duhur në një moment shumë të gabuar, ose njihen në kohën e duhur me personin e gabuar. Kështu bricjapi është në luftë deri sa të gjejë kombinimin koha e duhur-njeriu i duhur.

Peshqit: Peshqit kanë një gjë nëse mund ta quajmë të keqe. Shpirtërisht gjithçka i shkon mirë, por janë takimet zike që në të shumtën e rasteve prishin punë. Dhe këtu po asim për gjëra që ndoshta duken banale por lenë shenja. Peshqve u ndodh shpesh të derdhin kafen, të teshtinë papritmas, ose të njohin njeriun e ëndrra kur janë në gjendjen e tyre më të keqe. Për fat të mirë peshqit priren të shërohen shpejt nga dhimbjet e dashurisë, dhe nëse një takim shkon mirë të paktën 5 minutat e para, gjithçka është në favor, nëse jo..edhe peshqit mbeten tek fatkeqët