Në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Maminasit, ushtron aktivitetin një nga grumbulluesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të bimëve medicinale dhe aromatike në vend, ‘AlbKalustyan’. Kjo është një sipërmarrjet shqiptaro-amerikane nga më të suksesshmet në vendin tonë, ku prej vitesh në këtë fabrikë moderne përpunohen disa lloje bimësh medicinale.

Esencat që prodhohen këtu shkojnë më pas në tregjet ndërkombëtare. Vetëm gjatë vitit 2018 vlera e eksporteve të këtij sektori përllogaritet në rreth 33 milionë euro. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, u shpreh gjatë kësaj vizite në këtë sipërmarrje se ”Bimët medicinale dhe aromatike janë një ‘minierë ari’ për vendin tonë dhe vlera e tyre në tregjet ndërkombëtare ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për sipërmarrësit e këtij sektori duke krijuar të gjitha lehtësitë që biznesi i tyre të rritet. Kjo përkthehet në më shumë të ardhura për ta dhe në më tepër vende pune.