Deputeti socialist, Bashkim Fino, ka deklaruar nga salla e Kuvendit, se presidenti Ilir Meta ka kërcënuar popullin e vet me luftë.

“30 qershori nuk është caktuar nga Edi Rama, Monika Kryemadhi apo Ilir Meta, është datë kushtetuese, sipas nenit 92 .

Presidenti e ka kryer punën, e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe e ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese.

Për të ripërdorur dispozitën e nenit 92/gj, presidenti duhet të presë zgjedhjet e ardhshme.

Presidenti e ka lexuar Kushtetutën, që po nuk i deshi qejfi atij, nuk zbatohet.

Pra ai thotë se po nuk desha unë, nuk ka zgjedhje.

Ka patur dhe presidentë të tjerë që mendonin se ishte detyra e tyre të përcaktonin zgjedhjet.

Nuk lejohet nga Kushtetuta që të ndryshohet data e zgjedhjeve.

Data e zgjedhjeve vendoset disa muaj përpara, sepse ai presupozohet që nuk ka lidhje me subjektet zgjedhore.

Po u bë palë me zgjedhjet ai krijon konflikt interesi.

Ai na e shet veprimin e tij si një akt që justifikon një konflikt serioz, që vë në rrezik stabilitetin e vendit dhe se nëse PD dhe LSI nuk hyjnë në zgjedhje, do të ketë luftë.

Si mund të kërcënosh pupollin tend duke qenë president i tyre?

Ky është atentati më i madh që i është bërë këtij vendi, sepse i është hequr popullit mundësia për të zbatuar këtë sovranitet.

Janë po ata militantë që na panë me inat kur e zgjodhëm atë president, le ta lëmë ta çojë aq sa mundet këtë falsitet, për të parë se ku do të arrijë”, tha Fino.