Për të pasur mundësinë që të bëni gjumë sa me të mire dhe te shëndetshëm, u sjellim disa këshilla të thjeshta.

Thoni jo kafesë- Në darkë është me mire te shmangni nga përdorimi kafen dhe çdo produkt tjetër me përmbajtje kafeine. Në vend te kafesë, përdorni një gote qumësht te ngrohte, qumështi është mik i mire i gjumit.

Meditoni- Stresi i ditës dhe ankthi janë nga armiqtë kryesore të gjumit. Meditimi është një mënyre shume efektive për te na rifreskuar mendjen. Rifreskimi i mendjes do te thotë një premise me shume për gjumë të mirë.

Pa drita- Sigurohuni qe dhoma e gjumit te jete e errësuar kur ju shkoni për te fjetur. Nëse kjo nuk është e mundur, mund te praktikoni edhe maskat e gjumit.