Dy prej persona të përfshirë në ngjarjen e sotme në Portin e Durrësit, ku u gjetën 3.4 mln euro të fshehura në “Toyota Yaris”, nuk janë emra të panjohur për policisë. Bëhet fjalë për shtetasit Elvis Vladi, 38 vjeç, dhe Alfred Vladi, 33 vjeç, të dy banues në Peshkopi raporton BW.

Të dy këta persona, të cilët janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë porositësit e makinave që po transportoheshin nga Belgjika në Durrës, brenda të cilave u gjetën dhe paratë, janë akuzuar më parë për përfshirje në trafik droge në Britaninë e Madhe dhe Francë.

38-vjeçari Elvis Vladi rezulton i arrestuar bashkë me tre shqiptarë të tjerë në Britaninë e Madhe më 19 maj 2015, gjatë një operacioni ku u sekuestrua një sasi prej mbi 10 kg kokainë. Ata u akuzuan pjesë e një organizate kriminale, për trafik droge, dhe posedim pasurie me anë të veprave penale.

Ndërsa 33-vjeçari Alfred Vladi është arrestuar në vitin 2008, pasi dyshohet se bënte pjesë në një grup kriminal që trafikonte makina të vjedhura nga Franca në Shqipëri.j.j