Janë arrestuar janë: Alban Mollaymeri (biznesmeni që do merrte makinat), Agim Çeka,(shoferi i kamionit) Edi Lika dhe Klevi Lika (babë e bir, pronar të një servisi që kryente dhe transport ndërkombëtar mjetesh).

Po ashtu janë të shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët policia i identifikon me inicialet A.I dhe E.I.

Të gjithë shtetasit e mësipërm ishin me banim në Tiranë, dhe sipas policinë në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kanë sjellë Tojotat në portin e Durrësit.

Po ashtu Policia ka dhënë dhe shifrën zyrtare të parave të gjetura, që janë rreth 3.4 milionë euro dhe një sasi prej 80 mijë eurosh franga zviceriane.

Po ashtu katër personave të arrestuar u janë gjetur dhe amrë e tipit kallashnikov, një radio policie si dhe 7 paisje celulare.

Personat e arrestuar akuzohen për veprat penale si më poshtë: ‘’pastrim i produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim”, ‘’mbajtje pa leje armësh”, si dhe ‘’falsifikim të monedhave”.j.j