Kryetari i PD, Lulzim Basha në një ceremoni me rastin e themelimit të 28-vjetorit të gazetës Rilindja Demokratike është shprehur se PD do të jetë gjithmonë në mbështetje të gazetarëve dhe fjalës së tij.

“Sot dua të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë themeluesve të RD-së, të cilët sfiduan frikën dhe terrorin duke i dhënë jetë Rilindjes Demokratike. Uroj të gjithë gazetarët duke e parë gotën gjysmë plot dhe të gjithë bashkë ta mbushim këtë gotë, jo me të këqijat, të zezat që ky regjim ka derdhur ndaj mediave, por me të mirat dhe qëndresën e tyre.

Dua ti garantoj në emër të PD se do të jemi në krah të tyre, pasi për ne nuk ka vijë ndarëse midis dallëndyshes së parë të fjalës së lirë, RD dhe çdo gazetari që vazhdon të ushtrojë këtë mision fisnik dhe sfidues.

Ndaj duke ju garantuar për mbështetjen tonë totale, në të gjithë betejat personale dhe ligjore më lejoni të ngre një gotë për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja, në nderim të profesionit tuaj fisnik. Qoftë ky një vit i mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një vit të mbarë për lirinë e medias”tha Basha. Në ceremoni morën pjesë ish-kryeministri Berisha, ish-presidenti Nishani, por edhe themelues të RD-së dhe figura të tjera të PD-së.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here