Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me qytetarët në Divjakë është shprehur se e kishte zgjedhur vetë qytetin se ku do të festonte.

Sipas Ramës, 28 vjetorin e PS-së, nuk mund ta festonte askund tjetër veçse krah zv.kryeministrit Erion Braçe.

“Sot për 28 vjetorin e PS-së do të bëhet një organizim i madhe në Tiranë. Më kërkuan të isha aty, unë i thashë së nuk ka vend më të mirë për të festuar sesa me Erion Braçen në Divjakë. Për shkak të Erionit një figure të rëndësishme në PS, por edhe për shkak të punës që është bërë. Erioni nuk është vetëm tifoz i Juventusit por edhe i Partizanit, i ka bashkuar në një dhe ka krijuar një skuadër fantastike. Është kënaqësi të vish këtu për të kërkuar mbështetje edhe më të madhe për kryetarin e Bashkisë sepse flet puna. Nuk ka nevojë të flasim fare.”