AIDA (Albanian Investment Development Agency) ka njoftuar se në vendin tonë kanë mbërritur 25 investitorë nga Arabia Saudite. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ftuar investitorët për një “Business Tour” tre ditor në Shqipëri.

Sipas njoftimit, delegacioni i drejtuar nga zv/Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë Muneer M. Bin Saad, ditën e sotme ka zhvilluar takime me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj si dhe kanë vizituar kompanitë PSZ Albania dhe atë të bimëve medicinale dhe vajrave aromatikë, Alb Kalustyan.

AIDA tha se gjatë pasdites pritet të realizohet nënshkrimi i një MoU mes Unionit të dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe asaj të Arabisë Saudite dhe në darkë investitorët do të priten nga Kryeministri Rama.