Me anë të një postimi në Twitter, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka falenderuar miqtë ndërkombëtarë dhe aleatët e NATO-s për mbështetjen e tyre në luftën e Kosovës. Ai thotë se ndërhyrja me forcë ishte e nevojshme 20 vjet më parë, pasi ishte e vetmja mënyrë që të ndalohej gjenocidi serb i Millosheviçit ndaj shqiptarëve.

Sot mbushen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.