Në 2018-n, Shqipërinë e vizituan rreth 50 mijë turistë gjerman

Për herë të parë në Shqipëri, linjë direkte fluturimi Tiranë-Dyseldorf dhe anasjelltas. Kompania Albaëings është e para që ka nisur fluturimet direkte, duke eliminuar kështu nevojën e tranzitit në Vienë. Projekt ambicioz, që pritet të lehtësojë edhe më shumë mbërritjen e turistëve gjerman në Shqipëri, nisur edhe nga fakti që gjermanët janë një nga nacionalitetet me interes gjithnjë e në rritje për të vizituar atraksionet turistike shqiptare. Referuar shifrave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2018, Shqipërinë e vizituan rreth 50 mijë turistë gjerman.

“Me hapjen e të paktën 2 hoteleve me 5 yje të kompanive gjermane në Shqipëri, me vendosjen e këtyre linjave direkte, tregu gjerman do të jetë më i pranishëm në vendin tonë. Padyshim është një shenjë shumë e mirë që Shqipëria po shndërrohet në një destinacion europian turistik dhe në destinacion të qëndrueshëm”, tha ministri Klosi, i cili bashkë me përfaqësues të kompanisë pritën ditën e diel, turistët e parë gjerman, që mbërritën nga Dyseldorfi në aeroportin e Rinasit.

“Fluturimet Tiranë-Dyseldorf-Tiranë, të cilat do të jenë fluturime direkte do të operohen me një frekuencë 3 herë në javë gjatë gjithë sezonit veror 2019. Synimi është që kjo linjë të operojë edhe gjatë sezonit dimëror, në mënyrë që të krijojm ura lidhëse midis gjermanisë dhe shqipëri, jo vetëm në tregun etnik dhe atë të biznesit, por edhe për promovimin e tregut turistik gjatë gjithë vitit”, tha Anila Rama, CEO Albaëings.
Shtimi i kësaj linje direkte në hartën e fluturimeve pritet të lehtësojë edhe komunikimin e thuajse 1 milion shqiptarëve, që jetojnë dhe punojnë në zonat rreth Dyseldorfit, në Belgjikë dhe Holandë. Ndërkohë, përfaqësues të kompanisë bëjnë me dije se nga data 12 korrik fluturimet direkte Tiranë-Dyseldorf-Tiranë do të jenë aktive 3 herë në javë.