Me siguri se deri tani keni dëgjuar për poetin e njohur persian Rumin. Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore. Një këndvështrim i tillë si i Rumit është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohëra të urrejtjes dhe luftërave. Më poshtë, ju mund t’i gjeni të listuara disa prej thënieve më inspiruese të këtij poeti të mahnitshëm.

– “Detyra juaj nuk duhet të jetë të kërkoni dashurinë, por t’i kërkoni të gjitha barrierat që i keni ndërtuar brenda vetes kundër dashurisë” – “Çfarë jeni duke kërkuar, është duke ju kërkuar juve” – “Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër” – “Dje kam qenë i zgjuar, kam dashur ta ndryshoj botën. Sot jam i mençur, andaj jam duke e ndryshuar vetveten”

– “Ju keni lindur me krah, përse preferoni të zvarriteni tërë jetën?” – “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima” – “Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët” – “Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy. Për ata që dashurojnë me zemër e shpirt nuk ka ndonjë gjë të tillë si ndarja”

– “Plaga është vendi nga ku drita futet në ju” – “Kudo që jeni, dhe çfarëdo që bëni, qëndroni të dashuruar” – “Duhet ta thyeni zemrën derisa të hapet” – “Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë, duke mos u brengosur kush më dëgjon ose çfarë mendojnë tjerët”  – “Dashuria është ura mes juve dhe çdo gjëje tjetër” -“Përse vazhdoni të qëndroni në burg kur dera është krejtësisht e hapur?” – “Mbyllni sytë, bini në dashuri, rrini aty”– “E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës”.