Nisi dhe kjo javë me këmbë të mbarë për bricjapët. Njerëzit që i përksain kësaj shenje horoskopi do të kenë ndryshime të mëdha si në jetë ashtu edhe në fushën profesionale. Sidomos për ata që janë në një lidhje kjo javë do të jetë e shkëlqyer. Në pjesën më të madhe të ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura.

Edhe beqaret që i përkasin shenjës së bricjapit do të jenë me fat pasi do gjejnë personin që do ju përshtatet plotësisht. Që nga e marta jeta e tyre do ndryshojë. Por kini kujdes, mos shpenzoni shumë dhe merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet.

Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut që keni ndjerë së fundmi do qetësohet. Do të keni një marrëdhënie të ngrohtë me të gjithë familjarët dhe në ambjentet e punës do stimuloheni për të bërë përpjekje për t’ja dalë mbanë në çdo situatë.