Kthehet pas në vitin 2004. Shikoni si dukej në ato vite motra e ish deputetes.

Ornela Bregu është një nga emrat më të dashur që prej kohësh i ka munguar ekranit. Motra e ish deputetes demokrate, Majlinda Bregu,jeton prej disa vitesh në Spanjë së bashku me familjen e saj.

Para se të largohej Ornela ka lënë në vendin e saj disa kujtime mjaft të bukura për teleshikuesit. Ornela Bregu ka drejtuar spektaklin e humorit ‘Portokalli’ përkrah Agron Llakaj si dhe ka moderuar disa emisione të tjera. Motra e saj Majlinda na ka kthyer pas në ato kohë me postimin dedikuar Ornelës.

Në videot që Majlinda ka publikuar sot në rrjetet sociale, Ornela shihet duke kënduar, sepse ajo ka eksperimentuar shpesh edhe në këtë fushë.Përveç kësaj dallohet qartë se pavarësisht se kanë kaluar 15 vite, tek Ornela nuk ka ndryshuar asgjë, as në fizik, e as në fytyrë