Shumë prej nesh nuk e kuptojmë se ku po gabojmë, që nuk po mundemi të arrijmë peshën tonë ideale ose po shtojmë më shumë seç duhet. E gjitha lidhet me regjimin ditor. 1.Nuk po flini sa duhet gjumë. Rekomandim: Duhet të flini të paktën 8 orë gjumë natën. 2.Po hani më shumë seç duhet në darkë Rekomandim: Zgjidhni një darkë të lehtë që konsiston te proteinat dhe perimet. 3.Shkoni në shtrat menjëherë pasi konsumoni darkën Rekomandim: Duhet ta konsumoni darkën rreth 1 orë e gjysmë ose 2 orë para se të shkoni në shtrat.

4.Hani ushqim të skuqur për darkë. Rekomandim: Duhet të zgjidhni ushqimet e pjekura ose të ziera për në darkë. 5.Konsumoni ushqim pikant për në darkë. Rekomandim: Ushqimi pikant është i mirë për të shpejtuar metabolizmin. Konsumoje, vetëm jo në darkë. 6.Hani konfleksa ose karbohidrate të tjera për darkë. Rekomandim: Për darkë mund të konsumoni “smoothie” ose fruta, të gjitha llojet e sallatave ose ushqimeve me proteina. Por në porcione të vogla. 7.Ju pëlqeni të hani ëmbëlsira në darkë. Rekomandim: Për ëmbëlsirë konsumoni disa fruta.

8.Hani patatina ose ushqime të ngjashme pas darkës. Rekomandim: Shmangni bukën, biskotat dhe çdo ëmbëlsirë pas darkës. 9.Tentoni që të anashkaloni darkën. Rekomandim: Edhe pse nuk keni kohë për një drekë ose darkë të bollshme, të paktën hani fruta. 10.Konsumoni alkool ose kafeinë. Rekomandim: Zgjidhni lëngje frutash natyrale ose qumësht të ngrohtë. Gjithmonë përfundojeni ditën me një gotë me ujë. 11.Përdorni telefonin ose kompjuterin para se të flini. Rekomandim: Fikini të paktën një orë përpara se të shkoni në shtrat. Lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese. 12.Shkoni në shtrat vonë çdo natë. Rekomandim: Shkoni në shtrat sapo të ndiheni përgjumësh. Nëse ndiheni energjik bëni disa ushtrime fizike. Burimi: Brightside