Drejtuesit e Chelsea po i kushtojnë vëmendje të madhe sulmuesit 19-vjeçar suedez Alexander Isak, që aktualisht luan në Holandë me skuadrën e Willem II. Sulmuesi 19-vjeçar është në pronësi të Borussia Dortmund, por është transferuar në formë huazimi te skuadra holandeze në janar të këtij viti.

Vetëm këtë vit, në 11 ndeshje me fanellën e Willem II, sulmuesi ka realizuar 11 gola: Praktikisht një gol në çdo ndeshje që ka luajtur. Shifra që kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të ekipit londinez, që e konsiderojnë Isak si “Ibrahimovic-in e ri”.

Suedez si Zlatan, sulmuesi 19-vjeçar ka luajtur edhe 5 ndeshje me fanellën e Borussia në Bundesliga, por këtë sezon ka shpërthyer me ekipin holandez (4 ndeshje dhe 1 gol me fanellën e kombëtares). Sipas “Mirror”, skuadra e Chelsea ka nisur që tani kontaktet me sulmuesin e talentuar, pasi synon ta sjellë që në merkaton e verës në Premier League.