Qershori është muaji veror kur shihen dhe shijohen filmat. Një tas me kokoshka, ulur në divan me partnerin, ose shokët dhe shoqet e ngushta, çfarë ju duhet tjetër? Zgjidhni një nga këta 10 filma fantastikë që dritare.net sjell për ju, dhe do t’ia kaloni supermirë.

Çdo darkë nga 1, ose edhe fundjavave, në galerinë më poshtë keni filmat më të bukur, argëtues dhe shokues që do t’ju mbërthejnë pas ekranit. Mos i humbisni!

Anna/ Aksion dhe thriller

Nën bukurinë e mrekullueshme të Anna Poliatovës gjendet një sekret që do të lëshojë forcën dhe aftësinë e saj për t’u bërë një nga vrasëset më të frikshme të qeverisë, në botë.

Anna

Child’s Play ose Chucky/ Film horror

Një nënë i jep djalit të saj një kukull lodër për ditëlindjen e tij, e pavetëdijshme për natyrën e saj të keqe. Child’s Play

Dark Phoenix

Dark Phoenix (gjithashtu i njohur si X-Men: Dark Phoenix) është një film me superheronj i vitit 2019 i bazuar te karakteret e Marvel Comics X-Men, prodhuar nga 20th Century Fox dhe shpërndarë nga Walt Disney Studios Motion Pictures, informon dritare.net

Dark Phoenix

Late Night

Late Night është një komedi-dramë amerikane e 2019-ës drejtuar nga Nisha Ganatra me skenar të Mindy Kaling. Në këtë film luajnë Emma Thompson, Kaling, Max Casella, Hugh Dancy, John Lithgow, Denis O’Hare, Reid Scott dhe Amy Ryan.

Late Night

Men In Black: International

Është një film fiction, komedi amerikane e vitit 2019, drejtuar nga F. Gary Gray dhe shkruar nga Art Marcum dhe Matt Holloway. Filmi është në vazhdën e serial-filmit “Men in Black”, i cili bazohet te komikët Malibu / Marvel me të njëjtin emër nga Lowell Cunningham. Rolet: Chris Hemsworth, Tessa Thompson, Rebecca Ferguson, Kumail Nanjiani, Rafe Spall, Liam Neeson dhe Les Twins, së bashku me Emma Thompson.

Men In Black: International

Diego Maradona

Ndërtuar nga mbi 500 orë filmime të paparashikuara, ky dokumentar përqendrohet në karrierën e futbollistit të njohur Diego Armando Maradona, i cili luajti për S.S.C. Napoli në vitet 1980, informon dritare.net

Diego Maradona

The Dead Don’t Die

The Dead Do not Die është një film komedi, amerikan i vitit 2019 i shkruar dhe drejtuar nga Jim Jarmusch. Qyteti i qetë i Centerville ndeshet befas me një turmë zombish, ndërsa të vdekurit ngrihen nga varret e tyre.

The Dead Don’t Die

Toy Story 4/Film komedi dhe i animuar

Kur një lodër e re e quajtur “Forky” bashkohet me Woody dhe bandën, një udhëtim rrugor së bashku me miqtë e vjetër dhe të rinj zbulon sesa e madhe mund të jetë bota për një lodër.

Toy Story 4

Yesterday

Një muzikant, i cili pas një aksidenti, gjendet në një botë tjetër ku ai është i vetmi person që i mban mend ‘The Beatles’ dhe bëhet i famshëm duke marrë kredite për shkrimin dhe performimin e  këngëve të tyre.

Yesterday

Shaft/ Aksion dhe komedi

John Shaft Jr., një ekspert për sigurinë kibernetike me një diplomë nga MIT, rekruton familjen e tij, për të zbuluar të vërtetën, që fshihet pas vdekjes së parakohshme të mikut të tij më të mirë./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net