Një nga diskutimet më të mëdha pas disfatës së Real Madridit me rezultat 2-0 kundër Real Sociedadit ishte për faktin se shumë ulëse në stadiumin Santiago Bernabeu ishin të zbrazëta. Mirëpo, kjo gjë nuk është aspak e çuditshme kur konsiderohet numri aq i ulët i golave të shënuar në shtëpi nga “Los Blancos” këtë sezon. Ka një numër të faktorëve që kanë ndikuar në numrin e ulët të tifozëve dhe njëra ndër to mund të jetë edhe fakti se Real Madridi i ka shënuar vetëm 13 gola në nëntë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi gjatë këtij sezoni të La Ligës.

Gjashtë nga këto gola u shënuan në dy ndeshjet e para në shtëpi, kundër Getafes dhe Leganesas, dhe vetëm shtatë gola të tjera u shënuan në po aq ndeshjet e mbetura gjatë këtij sezoni. Kjo do të thotë që Real Madridi e shënon vetëm një gol në çdo 62 minuta mesatarisht. Kjo statistikë është më e keqja në të gjitha sezonet që nga riemërimi i Florentino Perezit në pozitën e presidentit të klubit, si dhe mbetet prapa klubeve rivale nga Evropa.

Sa i përket numrit të golave të shënuar në shtëpi në La Liga këtë sezon, Manchester City udhëheq me 37 të shënuara. Ndërsa sa i përket numrit të minutave që nevojiten mesatarisht për ta shënuar një gol, Ajaxi kryeson me vetëm 22.5 minuta për gol.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here