Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se ylli portugez, Cristiano Ronaldo, do të kthehet te ish-klubin e tij pasi të pensionohet nga futbolli.
Sulmuesi portugez u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 112 milionë euro. Ai ishte bërë golashënuesi më i mirë i “Los Blancos” gjatë periudhës nëntëvjeçare në Madrid, përcjell Gazeta Express.

Pasi që kishte arritur ta fitojë katër herë titullin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, Ronaldo u largua nga klubi për të ballafaquar me një sfidë të re. Juventusi ishte i interesuar për portugezin pasi që synimi i tyre kryesor ishte titulli i kësaj gare evropiane dhe drejtuesit e klubit mendonin se Ronaldo do t’u ndihmonte për ta arritur këtë qëllim.

Përkundër faktit që kontrata e Ronaldos me Juventusit nuk përfundon deri në verën e vitit 2022, Perezi është shprehur i sigurt se një ditë sulmuesi portugez do të kthehet në Real Madrid.

“Cristiano vazhdon të mbetet në zemrat e të gjithë madridistëve”, ka thënë Perez për El Chiringuito.

“Nëse do e takoja atë sot, do t’i jepja një përqafim të madh. Ai është trashëgimtari i vërtetë i Alfredo Di Stefanos. Një ditë do të kthehet në Real Madrid”. /