Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, nuk e mban shiritin e kapitenit, mirëpo përmes deklaratave të tij pas disfatës që pësoi klubi madrilen dje, ai u soll si një kapiten jashtë fushe. Fituesi i Topit të Artë doli në publik dje pas disfatës së Real Madridit me rezultat 2-0 kundër Real Sociedadit dhe me deklaratat e tij i nxiti edhe më shumë fjalët për krizën brenda klubit madrilen, transmeton Gazeta Express.

Kroati e ndau fajin dhe përgjegjësinë për paraqitjet e rezultatet e dobëta me bashkëlojtarët e tij, duke e pranuar se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për pikët e humbura. Modrici e theksoi se skuadra ka nevojë të përmirësohet në disa gjëra, si shënimin e më shumë golave.

“Është problemi ynë, por nuk është vetëm kaq pasi që ka edhe gjëra të tjera. Para kësaj, rastet e mira përfundonin me gola, por tani nuk po ndodh kjo gjë kështu që ne duhet të jemi më të mirë para portës”, ka thënë Modric.

“A mund të zgjidhet kjo gjë me transferimin e lojtarëve të rinj? Kjo nuk është puna ime, pasi që ka shumë njerëz që vendosin për këto gjëra. Ne kemi nevojë për më shumë unitet në fushë, pasi që çdo ndeshje jemi duke pranuar gola dhe nuk po arrijmë të kthehemi në lojë”.

“Ka shumë lojtarë të cilët nuk janë duke performuar në nivelin e tyre më të mirë dhe unë jam i pari në këtë listë. E di se duhet të përmirësohet dhe jam këtu për ta marrë këtë përgjegjësi. Duhet të përmirësohemi në aspektin mendor dhe fizik”.

“Duhet ta marrin çdo ndeshje me radhë dhe të mos mendojmë për Barcelonën ose ekipet e tjera që janë para ndesh. Duhet ta ngremë nivelin e lojës tonë dhe të jemi më të mirë mendërisht sepse kemi mjaft cilësi dhe klas në skuadër që të mund ta përmirësojmë këtë situatë”.

“Trajneri është duke bërë punë të mirë dhe na ka përgatitur mirë për ndeshje. Por, ai nuk mund t’i shënojë golat për ne. Ai nuk mund t’i shmanget asaj që po ndodh në fillim të ndeshje sepse ai është duke e bërë punës e tij. Jemi ne ata që luajmë në fushë”.

“Ka arsye që e sqarojnë pse nuk jemi në formë të mirë dhe gjyqtari nuk e pati paraqitjen e tij më të mirë sot, por problemi ynë nuk është ai apo VAR-i, edhe pse ata nuk na kanë ndihmuar aspak. Problemi ynë është diku tjetër. Shumë prej nesh nuk jemi duke luajtur në nivelin më të lartë dhe ky është një problem”.